Katër shqiptarë që kishin kthyer shtëpinë e tyre në fermë kanabisi janë vënë në pranga. Mediat angleze shkruajnë se bëhet fjalë për Klajdi Kukli, 22 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Sokol Geshtenja, 24 vjeç.
Ishte pikërisht era e drogës që ka bërë që policia të zbulojë fermën, në RedCar të Anglisë. Në sallën e gjyqit, të ndihmuar nga një përkthyes në gjuhën shqipe, katër shqiptarët u shpallën fajtorë për veprën penale të kultivimit të drogës. Fakti, i cili mund të ndihmojë shqiptarët është se ata nuk janë të dënuar më parë në shtetin anglez. Avokatët e tyre janë shprehur se një pjesë e tyre kanë hyrë në këtë punë për shkak të borxheve.
Gjykatësi Peter Armstrong pasi dëgjoi iu drejtua të katër shqiptarëve: “Ju jeni duke u përdorur nga të tjerët. Ju jeni të rritur për ta ditur se kjo ishte e gabuar. Dhe fakti që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik unë mund të marr parasysh në një farë mase. Por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në dënim”-theksoi ai.
Ata u dënuan me nga 1 vit burg, por që gjykatësi tha se ata mund të depërtohen nga toka angleze, por mbi të gjitha shtoi ai, kjo është një çështje e autoriteteve të migracionit dhe Agjencisë Kufitare.