Besian Ajazi është kandidati i PS në qarkun e Elbasanit. Ai është renditur i treti, një zonë që i jep siguri për një vend në parlametin e ardhshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ajazi shkruan: “Sot, me propozim të Drejtuesit Politik të Qarkut Elbasan, Taulant Balla dhe me miratim të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe dakordësi të Kryetarit të PS Edi Rama, zyrtarisht jam kandidat për deputet në qytetin tim, në Gramsh , si pjesë e skuadrës fituese të PS në qarkun e Elbasanit. Faleminderit strukturave të PS Gramsh për mbështetjen, çdo socialisti të qytetit tim, çdo qytetari gramshiot që gjatë këtyre viteve të fundit më ka përkrahur, inkurajuar dhe shtyrë për ta çuar më tej ambicien dhe dëshirën time për t’i shërbyer me përkushtim Gramshit dhe gramshiotëve. Faleminderit Drejtuesit Politik të qarkut Elbasan, Taulant Balla që dëgjoi me realitet zërin e qytetarëve të Gramshit . Guri rëndë në vend të vet.”
