Një person 63 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin Infektiv pas komplikacioneve me Covid-19, raporton Tirananews.al
Shtetasi me inicialet D.K, nuk ka mundur t’i bëjë ballë infeksionit vdekjeprurës edhe pse ishte vaksinuar me dy doza të vaksinë ‘Pfizer’.
Fillimisht mjekët kanë dyshuar për ftohje pulmonare, por pas ekzaminimeve shtesë ky person është rregjistruar pozitiv me Covid.19.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve të spitalit Infektiv, pas 14 ditësh betejë, D.K ka humbur jetën.
A mjaftojnë 2 doza?
Izraeli është një nga vendet kampione sa i përket vaksinimit masiv të popullsisë me nbi 70% të totalit të qytetarëve qe kanë kryer dy doza. Pas studimeve të shumta, srudiuesit kanë arritur në përfundim se miti i vaksinës dhe fuqisë së saj mbrojtëse është “thyer”.
Izraeli dhe autoritet shëndetësore kanë lançuar planin për injektimin e një doze të tretë vaksine pasi muajt e fundit shifrat e infektimeve dhe vdekjeve janë rritur ndjeshëm.
Efikasiteti i vaksinë bëjnë me dije studiuesit bie me 6% çdo 2 muaj. Duke e çuar nivelin mbrojtës nga 96.2 që është në momentin fillestar në 83.7 pas 4 muajsh, e kështu me radhë, shkruan CNN.
(https://www.google.com/amp/s/amp.cnn.com/cnn/2021/09/15/health/covid-vaccine-booster-studies/index.html)
/Tirananews.al