Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi i ka vënë flakën një automjeti.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 13.05 në Shëngjin është djegur mjeti tip Benz. 19-vjeçari është shoqëruar në polici për të dhënë detaje të mëtejshme.
INFORMACIONI I POLICISE
Lezhë/Informacionin paraprak
Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.
Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
