Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat në Paris gjatë natës. Një grua, që jetonte në këtë ndërtesë është arrestuar, pasi sipas ka qenë ajo që ka vënë zjarrin. Ndërkohë 31 persona kanë mbetur të plagosur dhe një është në gjendje të rëndë.
Zjarri shpërthue rreth orës 1 të natës në një pallat të viteve ’70. Zjarrfikësit, sipas Le Monde kanë rrëfyer ferrin, duke shtuar se bilanci i viktimave mund të shtohet. Shumë banorë janë larguar mes flakëve drejt tarracës, pa mundur të zbresin poshtë.
Gruaja gjatë zjarrit po tentonte ti vinte flakën edhe një mjeti të parkuar aty. Ishte e dehur dhe ka shpjeguar se e bëri këtë gjest pasi ishte zënë me fqinjin.