Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I vendosën tritolin në makinë, flet babai i “Rrumit të Shijakut”: Djali im s’ka asnjë njohje me Aldi Mustafën, s’janë takuar kurrë

15:09 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrumi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, Xhemal Muharremi ka dhënë një deklaratë jashtë kamerave, në të cilën mohon që Rrumi të ketë njohur Aldi Mustafën. Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë.

Cila është e vërteta e lidhjes së emrit të Rrumit me Aldi Mustafën?

Xhemal Muharremi: Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë.

A kanë shkëmbyer biseda, a janë takuar ndonjëherë nën dijeninë tuaj? Cila është origjina e lidhjes së emrit të dy personave në fjalë?

Xhemal Muharremi: Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht. Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin.

Pra ju thoni se mes tyre nuk ka njohje?

Xhemal Muharremi: Duam ta mohojmë këtë lajm pasi është krejtësisht i rremë. Ju lutemi shumë që të mos përgojohemi nëpër media për lidhje dhe ngjarje të paqena. Deklarime të tilla nuk duam që të bëhen pa asnjë provë të saktë, pasi na dëmtojnë dhe duam të jemi realist me atë çfarë ndodh. Report tv

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Kryeministri, takim në orën 09:30

09:38 / October 30, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.