Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në banesën e Arben Pllumbit në Fushë Krujë në fshatin Halil. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi tritoli ishte vendosur në oborrin e banesë së Arben pëllumbit. Kësaj banese i është vënë për herë të dytë tritol, ku dhe herën e parë ka pasur vetëm dëme materiale.
Më parë edhe vëllait të Arben Pllumbit , i është vendosur tritol në banesën e tij në Krujë. Vëllai i tij jeton në Itali. Arben Pllumbi dhe i vëllai i tij nuk kanë precedent penal apo konflikte, por vetë historiku i vendosjes së lëndës eksplozive tregon që ka diçka dhe se këto janë paralajmërime për to. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
