Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

I vëtëm në jetë, por sot në shërbim të komunitetit

16:25 / September 14, 202210 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tej
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alfred Muharremi ka folur publikisht për jetën e tij të vështirë. Ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën në shtëpinë e përkujdesit shoqëror dhe rrugëtimi i jetës kërkoi shumë sakrifica për t’ia dal i vetëm pa familje për tu arsimuar dhe më pas për të qenënë tregun e punës.

Nga angazhimet e tij në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve pa një familje biologjike por me një familje komunitet, siç e quan ai, aktualisht Alfred Muharremi mban detyrën e Këshilltarit për çështjet sociale për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrë kjo që erdhi pas kandidimit të tij si deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Alfredi sot sjell në një intervistë për Tirananews.al rrugëtimin e tij jetësor dhe atë profesional si një i ri që nuk bëri kurrë një hap pas por punoi fort për të qenë një zë i rëndësishëm publik për komunitetit të cilit i përket por edhe për shoqërinë në tërsi.

 Një i ri që padyshim mbeteni shembull për të rinjtë e tjerë në të gjithë vendin. Guxim për të folur për jetën por dhe kurajo e pashembull për iniciativat e tua profesionale dhe personale. Nga një jetesë e vështirë, rritur në shtëpinë e fëmijës,në kandidimin si deputet dhe sot në një pozicion të rëndësishëm në administratë. Profili juaj ngjalli interes publik. Mund të na tregoni më tepër për këtë angazhim tuajin?

Siç e keni thënë edhe në parantezën për pyetjen tuaj, jetesa ime ka qenë mjaft e vështirë pasi jeta ime ka kaluar në dyert e kujdesit te institucioneve të përkujdesit shoqëror dhe u bëra pjesë e një komuniteti prej fatit dhe jo dëshirës, një fat që për hir tësë vërtetës shoqëria e ka të vështirë ta pranoj si realitet dhe pse vitet e fundit po ndryshon disi.

Mungesa e kujdesit prindëror gjatë fazës së rritjes si fëmijë edhe i ri, shoqërohet në kujdes shpesh jo te duhur, mungesën e vëmendjes, plotësimin apo ofrimin e kushteve te duhura të jetesës, pasigurisë, diskriminim, etiketim, kategorizim, veçimin, bullizimin dhe jo përfshirje në jetën shoqërore.

Unë i përjetova këto gjatë gjithë kujdesit tim në këto institucione dhe të qenit i pavarur në jetë.  Kujdesi im nga SOS ‘Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri’ pavarësisht shumë problematikave, mësova dhe u binda se në këtë jetë shoqëria nuk ka vetëm një model familje (asaj biologjike) por një model familje që ka mbizotërim të vlerave më të larta të humanizmit dhe të dashurisë pa lidhje gjaku.

Gjatë pavarësisë sime dhe ndjekjes së studimeve si parauniversitare po edhe pasuniversitare, e përjetova më shumë të qenit i papërfaqësuar dhe i padëgjuar si anëtar i komunitetit.

Për këtë qëllim mora një angazhim publik duhet të them, kur krijova sëbashku me qindra të rinj pa kujdes prindëror “Lëvizjen e Advokimit të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror në vend”. Një lëvizje informale, pas eksperiencës edhe si drejtor në disa organizata jofitimprurëse për të vetmin qëllim, përçimin e zërit ulëritës të problematikave që hasnim çdo ditë në shoqëri dhe institucionet publike.

Kjo lëvizje më besoi edhe drejtimin e saj, pasi që në moshën 13-vjeçare kam qenë fëmija mund të themi që përfaqësonte shqetësimet e çdo fëmije në institucion.

Lëvizja mori përmasa të mëdha duke bashkuar individë dhe biznese që ofrojnë mbështetje financiare edhe sot për 519 kryefamiljare të ve, ndërtimin apo rikonstruksionin e dhjetra banesave, bursa studimi edukimi, mundësi punësimi, sigurimin e medikamenteve, gjithëpërfshirje në programe të ndryshme, organizimin e shumë eventeve me karakter advokues, human, socio-ekonomik, edukativ, sportiv dhe kulturor. Lëvizje që në emrin tim janë akorduar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pra, për t’i përgjigjur pyetjes suaj, profilin publik e mori çështja e kategorisë sonë e cila ishte e papërfaqësuar dhe kërkonte mbështetje të gjerë qe tu mundësohej progres në mirërritje.

Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi juaj, që një i ri me këto kufizime të ardhurash të mirë arsimohet dhe të përfshihet në tregun e punës?

Mjaft e vështirë, por gjithmonë kam pasur vullnetin qe të studiojëdhe të punoj pa pushim. Unë që në moshën 18-vjeçare studioja dhe punoja për me shumë së 14 orë në ditë.

Kujtoj me nostalgji, periudhën që kur isha ne gjimnaz shpesh përhumbja në qetësinë që kërkonte truri për të pushuar dhe flija. Kujtoj bullizimin që shpesh me bënin për veshjen time etj. Por pranë vetes kam pasur vetëm një objektiv që unë do luftojë me këtë jetë edhe pse të gjithë mund t’i kem kundër. Askush s’do më ndal të realizojëndrrën time.

Besoj kjo jetë që mu dhurua, forca, vullneti dhe angazhimi civil më ka bërëtë jem i pranuar edhe në tregun e punës.

 Pozicioni juaj si Këshilltar i çështjeve sociale pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, plotësoi pritshmëritë e tua profesionale? Objektivat tuaja?

e8866131 5824 43c6 a742 2e183b06389d

 Profesioni im nga studimet është financier dhe i specializuar për menaxhim bankar por angazhimet e mia përgjithësisht kanë qenë me karakter social.

Me lejoni t’ju bej një parantezë. Si aktivist i shoqërisë civile dhe si zë advokues për të drejtat e familjes sime të madhe të fatit kërkova angazhimin tim drejt rrugës politike sepse u binda se vetëm dora e hekurt e klasës politike në vend mund të ndryshojë fatet e gjendjes aktuale te saj.

Gjithmonë fajësoja poltikat e vendit tonë që nuk favorizonin jetesën denjësisht të komunitetit. A duhej vetëm të fajësoja apo të bëhesha pjesë e saj që të tregoja përmes historisë personale se sa punë duhet për të na mundësuar një jetë të denjë. 

Bindja me erdhi edhe më shumë, kur për herë të parë munda të përfaqësoj si finalist Shqipërinë në njëçmim ndërkombëtar “Hermann Gmeiner Aëard 2020”. Aty mësova edhe më shumë se politika është organizmi që mund të ndryshojëçdo gjë nëse ka vullnetin e mirë. Kjo është arsyeja pse kandidova për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Partisë Socialiste të Shqipërisë duke specifikuar edhe arsyet pse kandidova.

Pas zgjedhjeve, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manastirliu më propozuan për të punuar si Këshilltar në Kabinetin e Ministrisë që mbulon mbrojtjen sociale për të cilën e pranova për vetëm një qëllim. Atë për te cilën kam luftuar gjithë jetën, përkujdesje, siguri dhe integrim për individët/familje që kanë më shumë nevojë.

A i ke arritur objektivat?

Me vullnetin dhe kujdesin e veçantë të Ministres Znj. Manastirliu, drejtorisë së linjës pranë ministrisë, Shërbimit Social Shtetëror dhe strukturave lokale që punojmë vetëm edhe vetëm për lehtësimin dhe ofrimin e kushteve më optimale për një jetese më të mirë të kategorive në nevojë, do mundemi të arrijmë objektivat e kërkuara në fushën e mbrojtjes sociale. Vetëm gjatë këtyre muajveështë bërë një punë e jashtëzakonshme.Prej të cilave do të përmendja disa prej tyre.

Prej 1 Janarit 2022 është mundësuar dyfishimi apo trefishimi i masës së ndihmës financiare për 64.591 familje që janë pjesë e programit të Ndihmës Ekonomike (për femijët pa kujdes prindëror është trefishuar kjo masë).

 Ligji me i ri duke i akorduar status “Femijët në Përkujdesje tëRepublikës” qe u ofron mbështetje financiare dhe kujdes te veçantë për gjithë fëmijët deri ne moshën 25-vjeçare, që kanë humbur prindërit e tyre në vetëmohim të jetës së tyre për mbrojten e jetës apo pronës publike gjatë ushtrimit të detyrës.

Bashkëveprimi dhe ndërhyrja për mbështetje ndaj familjeve në nevojë me nismën më të re “Zinxhiri i Solidaritetit”.

Financimin e 8 shërbimeve shoqërore që kanë risi në ofrimin e tyre si shërbimi lëvizës në banesë për të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuar përmes mekanizmit te “Fondit Social”.

Reforma e vlerësimit të aftësisë se kufizuar e cila dikur bazohej vetëm në vlerësimin mjekësor por sot merr ne konsideratë edhe vlerësimin social.

Nisma më e re e nxitjes së punësimit te forcës aktive qe janë pjesë e programit te Ndihmës Ekonomike, ku prej Shkurtit 2022 janë punësuar dhe orientuar drejt kurseve profesionale me qindra anëtarë.

Por si ju, mund të ketë dhjetra njerëz të tjerë që kanë nevojë për kurajon tuaj. Shoqëria shqiptare, pavarësisht hapave para, ka ende paragjykime. E keni ndier këtë teksa keni kërkuar të punësoheni apo t’ju propozojnë një vend pune?

Mendoj se paragjykimi duhet luftohet me veten. Nëse e mendon qëgjithkush të shikon me një sy tjetër, atëherë do jetë mëse e vështirë për tu përshtatur jo vetëm në një kërkesë që t’i mund të bësh por edhe në një ambient që të rrethon. Ne këto kohë që ne po flasim mendoj se nuk ka elemente ku të besojmë se ekziston paragjykimi në masë por më shumë i izoluar.  Unë nuk e kam ndjerë realisht sepse gjithmonë kam kërkuar të testohem për aftësitë e mia.

Administrata publike, është e hapur në respektim të diversitetit, pranimit të tjetrit pavarësisht të ardhurave, përkatësisë etnike, aftësisë ndryshe, orientimit seksual etj?

Në dijeninë time po vazhdon. Për këtë dua t’ju ndaj një informacion. Gjatë rolit tim si drejtues i lëvizjes, gjatë periudhës 2011-2013 kam  ndërmjetësuar për punësim në administratë qindra të rinj dhe të reja me rezultate të shkëlqyera, por që nuk kishin mundur të punësoheshin.

Gjatë periudhës 2012-2020, ku më sëfundmi periudha 2017-2020 kam mundësuar me sukses punësimin e 367 anëtarëve të komunitetit (kryefamiljare, prindër birësues dhe të rinj) në administratë. Pra roli i Administratës Publike, ka pasur një vëmendje dhe mbështetje më të theksuar në punësimin e anëtarëve të këtyre komuniteteve.

Si është mjedisi në të cilin punoni?

 Mjedisi ku punoj rrethohet nga njerëz të mrekullueshëm, bashkëpunues, ambicioz, me vullnet të hekurt, profesionistë dhe harmonizues vetëm edhe vetëm për të realizuar objektivat e përcaktuar nga Ministri.

Plotësohemi dhe ndihemi mirë kur arrijmë rezultate në fushën e mbrojtjes socio-shëndetësore.

Ka një iniciativë ose mendim që ju preferoni të ndani me të rinjtë për administratën publike në kuadër të punësimit?

Të rinjtë sot kanë mundësi të shumta sepse nevoja është e lartë për punësim. Jo vetëm në administratë por edhe në privat do të ishte efektive punësimi i të rinjve.Madje unë si i ri kam preferuar gjithmonë privatin (qesh).

Aplikimi i të rinjve në Programin Kombëtare të Praktikave të Punës si pranë Administratës Publike, bizneseve apo OJF-vëështë një mundësi shumë e mirë për tu evidentuar si potencial në zhvillimin e karrierës profesionale në atë sektor ku po e ndjek këtë program.

Ka vend për përmirësim në këtë sektor për ta bërë administratën publike më të hapur, më të pranueshme, më rregullativ në këtë kuadër?

 Kudo nëçdo sektor ka nevojë për përmirësim por elementi kohë, digjitalizimi, profesionalizmi, depolitizimi, gjithpërfshirja, siguria në marrëdhënien e punës, qëndrueshmëria do e bënte jo vetëm administratën por çdo sektor më të hapur, më tëpranueshëm dhe më rregullative. 

Alfred Muharremi është shembulli i kurajës dhe dëshmon se arritja e qëllimeve për t’i shërbyer komunitetit janë të rëndësishme për të.

Roli i të rinjve në shoqëri është jetik, ndaj Tirana që po mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), po zbaton gjatë këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian po organizohen një sërë nismash që sjellin mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, diversitetin dhe përfshirjen duke bashkuar të rinjtë.

Faleminderit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.