Një mjet është gjetur i djegur pak para mesnatës në autostradën Durrës-Tiranë. Mjeti ishte denoncuar si i vjedhur vteëm tre javë më parë në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00, dhe mjeti kishte qenë i braktisur në anë të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.