Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi ka vjedhur në mjetin e pronarit të tij një sasi prej 1 milionë lekësh.
Sipas policisë shuma e vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se G.M., 44 vjeç i është gjetur sasia e lekëve në shtëpinë e tij në Lagjen “Kushtrim” të Beratit.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K.
Shuma prej 1 milion lekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale
“Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.
