Ekstradohet nga Hungaria shqiptari Renato Mneri, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për plagosje dhe grabitje.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese hungareze ekstraduan 42-vjeçarin e dënuar në vitin 2015, pasi gjatë një konflikti me shokun e tij në zonën e Kinostudios në kryeqytet i vodhi varësen nga qafa dhe e plagosi me mjete të forta.
Pas largimit nga Shqipëria, Mneri prej 3 vitesh jetonte në Berlin dhe teksa ka tentuar të kthehej në Shqipëri është arrestuar nga autoritetet hungareze, për t’u ekstreduar më pas në Shqipëri.
