Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit si autor i vjedhjes së varëses së një shtetaseje tre ditë më parë.
Nga veprimet hetimor u zbulua se 25-vjeçari është autor dhe i ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, për të cilat po vijon puna për dokumentimin e tyre.
Gjatë kontrollit në banesë efektivët mundën të gjejnë varësen e grabitjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.