Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I vunë zjarrin KZAZ në Shkodër, 5 në pranga. Mes tyre dhe një polic bashkiak

09:51 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kzaz shkoder zjarr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vënë në pranga pesë persona lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku iu vu zjarri KZAZ nr.3 që ndodhet në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka”. Një prej të arrestuarve është punojës i policisë së Bashkisë së Shkodrës, ndërsa në kërkim janë shpallur dhe 14 persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHKODRES
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, datë 18.06.2019, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave, konkretisht:

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër

A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër

A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër

O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër

Janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.