Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se i vuri flakën një sipërfaqeje toke dhe dogji pemë, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. Gj., banues në fshatin Mali i Gjymtit.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
-M. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Mali i Gjymtit.
PD kundër projektit për rehabitilimin e lumit Lana: Nuk do e lëmë Ramën dhe Veliajn ta pastrojnë Lanën
Klevis Balliu dhe Partia Demokratike kanë dalë kundër projektit për rehabilitimin e lumit Lana. Në protestën para Bashkisë, ai u shpreh se projekti për zhvillimin e lumit është krim dhe arrogancë nga ana e pushtetit.
“Sot në krye të të gjithave akuzave, çfarë bën BT dhe Edi Rama,. Shkon dhe vazhdon krimin për të larguar nga banesat qytetarët te lumi Lana. Ku e gjejnë këtë arrogancë? Ku e gjejnë këtë pushtet kur kjo qeveri dhe kjo bashki nuk pyesin për krimet e tyre. Ku e gjejnë sigurinë që vazhdojnë vjedhin. Siguria e këtyre është SPAK”, u shpreh Balliu.
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.