Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I vuri gjobë, kërcënohet polici/ Mesazh i të riut përmes rrjeteve sociale: Të hudh në erë

19:59 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tiranes6 933x445 770x367 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një oficer policie në kryeqytet është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një i ri tashmë i vendosur nën hetim nga prokuroria. I dyshuari identiteti i të cilit për shkaqe hetimore identifikohet nga hetuesit  si shtetasi S . Ogici i shkroi oficerit të policisë së Tiranës frazën ”të hudh në erë !” . Kërcënimi mendohet se ka lidhje me detyrën e oficerit .

Hetimi është regjistruar për veprën e kanosjes për shkak të detyrës dhe për këtë shkak janë administruar edhe të dhënat kompjuterike të llogarisë së facebook që i përket oficerit denoncues me inicialet E. R  32 vjeç dhe gjithashtu edhe llogaria e  Ogicit.

Oficeri që shërben në një komisariat në Tiranë dëshmon se kërcënimi ka lidhje me detyrën , pasi ai nuk ka asnjë konflikt tjetër.

“Jam i bindur se një shtetasi me këtë mbiemër mund t’i kem vendosur një gjobë pra mase administrative, por nuk mbaj mend kohën, natyrën e shkeljes apo personin” thekson para hetuesve efektivi i policisë.

Janë kryer këqyrjet në sistemin TIMS për të konfirmuar nëse ekziston apo jo një person me identitet të tillë , ndërkohë që komunikimet elektronike të të dyshuarit që shfaqet në facebook si admirues i automjeteve luksoze janë analizuar nga specialistet kundër krimeve kibernetike, raporton TCH.

Teksa edhe  policia është vënë në kërkim të kërcënuesit, oficeri i policisë që kërkon hetime pas ndihet i rrezikuar për jetën sipas burimeve është këshilluar  nga prokurorët që mos ta mbyllë llogarinë e tij në facebook.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.