Rreth dy javë më parë emri i Ardian Rragamit bëri bujë në mediat britanike, teksa u shfaqën pamjet ku kërcënonte me thikë në fyt bashkëshorten. Mësohet se shqiptari 41-vjeçar është ekstraduar nga Britania, duke marrë fund dhe beteja për të qëndruar në Angli.
Ai kërkon anulimin e vendimit për të mos u deportuar me idnë se një vendim i tillë do e ndanten nga familja, por e kaluara e tij lë shumë për të dëshiruar, teksa është dënuar për një vrasje në Shkodër, në vitin 1998.
The Sun, apo edhe Daily Mail, raportojne se ai kishte hyre me emër fals kosovar në Angli, pak pasi kishte vrarë fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.
Në vitin 2000, ai u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.
Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.
Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.
Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por, vetem pas pak vitesh burg u rikthye ne Britani.
Policia i vuri byzylyk elektronik, nderkohe qe gruaja eshte ankuar se nuk ka shpetim. Ai eshte ne proces per ekstradim, dhe per kete po perdor ne favor te tij të drejtën për një jetë familjare.
Video dhe fotot kur ai i ve thiken ne fyt gruas kane bere xhiron e mediave, nderkohe qe per kete ai eshte delkaruar fajtor ne gjykate. Por denimi qe iu dha u pezullua dhe ai shkoi prape ne banese.
Ne kushte te tilla, gruaja ka apel per autoritete, ta deportojne, pasi ajo ndihet e rrezikuar.
“Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë,”– thote ajo.



