Sanitarja Tire Alldervishi, e cila i mori 8 milionë lekë një qytetare që kishte shtruar nënën në spitalin COVID2, në “Shefqet Ndroqi”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, bën të ditur policia.
Rasti u zbulua një ditë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin se, një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.
Ndaj rastit reagoi dhe ministrja e Shëndetësisë e cila tha se sanitarja është shkarkuar menjëherë duke kërkuar vënien para drejtëisë së saj.