Me rastin e 38 vjetorit të ditëlindjes, futbollisti i famshëm i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic i ka dhuruar vetes një Ferrari Monza SP2 Limited Edition, me vlerë 1.5 milion euro.
’Happy Birthday Zlatan’, ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram, duke postuar një foto të ‘bishës’ së tij të re me katër rrota.
Një model thuajse ekskluziv, sepse në botë ekzistojnë vetëm 499 ekzemplarë të tillë.

