Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku kandidati Ibsen Elezi humbi përballë Sali Berishës në garën për kryetar të partisë. Elezi siguroi vetëm 5.8% të votave, ndërsa Berisha mori 93.45%.
Ndërkohë, sot ai ka reaguar për herë të parë pas humbjes. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Elezi së pari falenderon të gjithë personat që e mbështetën në këtë garë.
Më tej, ai vijon duke theksuar se ata që presin të arrijnë diçka duke ju servilosur të tjerëve duhet të kuptojnë se nuk i shërbejnë dot vetes dhe jo më vendit.
Postimi i Ibsen Elezit:
“Falenderim !Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.Kujtese !Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike.”
Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.
Sali Berisha 40820 (93.45%).
Ibsen Elezi 2532 (5.8%).
Moren pjese 43680 demokratë.
Te pavlefshme 328 fletë.
