Kur mendohet për “crossover” imagjinohet zakonisht një SUV, apo e kundërta një makinë e vogël, pak e ngritur. Por edhe në gamën e lartë mund të ketë një mjet që përzien letrat dhe ka më shumë shpirt. Flasim për serinë e re të Bentley Flying Spur, një makinë luksoze dhe sportive.
Përkufizimi i saktë për të do të ishte ajo e Granturizmit me 4 dyer, pasi përmasat e një limuzine luksi nuk marrin përparësi para dinamizmit dhe performancës. Prodhim i saj nisi këto ditë, dhe bëhet fjalë për gjeneratën e tretë të Flying Spur. Shihni fotogalerinë







