Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Identifikimi i viktimave të abuzimeve seksuale me të mitur është i papranueshëm

14:08 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën ndërkombëtare “Përballë Kodit të Transmetimit” që u zhvillua javën e kaluar në Tiranë, por dhe në një sërë aktivitetesh që ka zhvilluar më herët AMA, është ngritur nga organizata të shoqërisë civile apo institucione të ndryshme çështja e trajtimit të miturve si viktimave të abuzimit seksual në median audiovizive. 

Janë identifikuar raste të raportimit të ngjarjeve të tilla, ku është përfshirë dhe identifikimi për fëmijën, për familjen, për vendodhjen, dinamikën e përshkrimit të ngjarjes etj.

Informimi për rastet e këtyre abuzimeve në median audiovizive është natyrshëm pjesë e tematikave nga aktualiteti që mbulojnë redaksitë dhe për të cilat ka interes për publikun. Por identifikimi i viktimave të mitur, apo i familjarëve të tyre është i papranueshëm dhe që krijon probleme të tjera, veç abuzimit seksual. Raportimet identifikuese krijojnë stres dhe tension të shtuar, duke vështirësuar jetesën brenda dhe jashtë familjes, me pasoja serioze dhe për të ardhmen e tyre.

Në nenin Neni 4 të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet mbi parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, përcaktohet dhe se: “Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve” (pika 1/b). Kurse në nenin 33, po në këtë ligj, ku flitet për detyrimet e OSHMA-ve, përmendet mes të tjerave se, ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut”, (pika 1/ç).

AMA duke vlerësuar maksimalisht angazhimin e redaksive në informimin e publikut, kërkon vëmendje dhe për respektimin e kërkesave ligjore, ashtu sikundër dhe standardeve profesionale dhe etike nga reporterët dhe redaktorët, për të evituar plotësisht situatat identifikuese në rastet e abuzimeve seksuale më të mitur.

AMA po vijon procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara dhe në rast të identifikimit të shkeljeve të kërkesave të ligjit 97/2013, i ndryshuar, apo Kodit të Transmetimit, do të nisë procedimin administrativ.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.