Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Identifikohen bandat shqiptare të drogës në Karaibe, si po shtiren mafiozët si biznesmenë

18:17 / January 27, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafias cartels in quintana roo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogërat që përdoren nëpër festa të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj.

DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në Quintana Roo, por edhe vende të tjera. Një raport i ROÇISS (Sistemi Rajonal i Organizuar Kundër Krimit ) zbuloi disa organizata kriminale në Riviera Maya, disa prej tyre shqiptare dhe të njohura.

Në vitin 2007, Interpoli paralajmëroi për mafian ruse në Kankun, pasi ata planifikonin kontrabandë të madhe droge, armë dhe vjedhje makinash për t’u dërguar në Spanjë, Itali dhe Portugali, përmes porteve të ndryshme në Quintana Roo, veçanërisht në ishullin Cozumel.

Në vijim u zbuluan disa organizata me bazë në Riviera Maya, me origjinë nga Ukraina, Çeçenia, Gjeorgjia, Armenia, Lituania, Polonia, Kroacia, Serbia, Hungaria, Rumania, duke përfshirë edhe nga Shqipëria.

Organizatat shqiptare janë identifikuar si Tambosvkaya, Poldolskaya, Mazukinskaya dhe Izamailovskaya, të lidhur me organizatën kryesore të njohur si Vory V Zakone.

Interpoli, ashtu si DEA, siguroi se këto grupe kriminale kërkojnë të krijojnë një urë për trafikun e drogës, tregtinë e paligjshme të armëve, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara dhe të kontrollojnë prostitucionin dhe rrëmbimet lokale.

DEA dhe Interpol

Në vitin 2020, përmes një raporti, DEA tha se Quintana Roo u bë një “pikë transferimi” për drogën, destinacioni përfundimtar i së cilës është tregu i SHBA. Danielle Dreyer, një agjente, e cila depërtoi në kartelin Sinaloa, shpjegoi se që nga viti 2018 droga ka mbërritur në Quintana Roo nga Guatemala, Kolumbia dhe Venezuela, të cilat më vonë janë transferuar në vendin fqinj nga toka, ajri ose deti.

Raporti është pjesë e procedimit penal kundër meksikanëve Raymundo Montoya López, Abraham Alfonso García Montoya dhe Felizardo Díaz Hernández, të kapur në shtator 2020 në brigjet e Quintana Roo, kur në bordin e një varke ata synonin të transportonin rreth tre ton drogë në Shtetet e Bashkuara.

DEA theksoi se aktiviteti kriminal ishte regjistruar në Chetumal, megjithatë, ai është përhapur edhe në shtete të tjera të Gadishullit Jukatan, si Campeche, ku u bë e mundur verifikimi i lidhjeve që kanë bizneset e mëdha me kompanitë kolumbiane dhe njerëzit e Amerikës Qendrore.

Italianët kanë 22 vjet që operojnë në Riviera Maya

Pasi Kankun u bë xhevahir në kurorën turistike në 1997, mafia italiane e pa destinacionin si një mundësi për të filluar operacionet në Meksikë, veçanërisht për të lëvizur drogën nga Karaibet meksikane në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine.

Në vitin 2021, një tjetër hetim ndërkombëtar me titull “Pse resortet turistike janë tërheqëse për krimin? Rasti i Riviera Maya”, detajon se mafia italiane vepron prej 22 vitesh në këtë rajon të Meksikës dhe ka arritur të kalojë pa u vënë re falë faktit që anëtarët e saj shtiren si biznesmenë.

Mafia italiane filloi me tre liderë, Oreste Pagano, Vincezo Salzano dhe Iván Fornari, të cilët mbërritën në destinacionin turistik si agjentë imobiliare, të instaluar në Kankun dhe Playa del Carmen, dhe megjithëse dy prej tyre tashmë janë kapur, operacionet e tyre në rajon janë ende aktive.

Rumunët e vendosur në Kankun

Në vitin 2019, Florian Tudor dhe Adrián Nicolaé Cosmín u arrestuan. Ata kishin kontakte me mafiozët e Kinës, Indisë dhe Indonezisë, nëpërmjet të cilave paratë e vjedhura nga turistët e huaj lëvizeshin përmes klonimit të kartave. Ata ishin aksionarë të një kompanie ATM të quajtur Intacash, që mundën ta instalonin në Cancun, Isla Mujeres, Playa del Carmen dhe Tulum dhe shërbeu për grupet e drogës. Ndonëse u kapën, pasi u kontrolluan pronat dhe bizneset e tyre, ata u lanë të lirë.

Karaibet meksikane: Lufta mes dy karteleve alarmon hotelierët

Një konfrontim midis grupeve kriminale Los Pelones dhe Los Compich, të fokusuara për tregtimin e drogës në zonë dhe të lidhur me kartelin Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación, ishte shkaku i të shtënave më 4 nëntor në hotelin Hyatt Ziva në Cancún, Quintana Roo.

Organizata Mayo Zambada është bërë gjithashtu një nga grupet kriminale më të fuqishme, më të frikshme dhe me rritje të shpejtë në Karaibe. Shoqata e Hoteleve të Kankunit, Puerto Morelos dhe Isla Mujeres, të përballur me këtë skenar, i bëri thirrje autoriteteve të qeverisë komunale, shtetërore dhe federale, që t’i kushtojnë vëmendje problemit të sigurisë.

Burimi: https://mexicodailypost.com/2022/01/27/interpol-and-dea-confirm-mafias-from-12-countries-operate-in-quintana-roo/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=interpol-and-dea-confirm-mafias-from-12-countries-operate-in-quintana-roo

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.