Është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së 39-vjeçarit, Shpëtim Metoli në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm tek rrethrrotullimi i Saukut.
Sipas policisë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet D. A., 26 vjeç dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij. Uniformat blu sqarojnë se pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka plagosur më armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v