Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë vënë re trupin e pajetë në një kanal rrugës për në Shëngjin. Ata lajmëruar menjëherë policinë, e cila bëri të mundur identifikimin e trupit.
Bëhet fjalë për një 54- vjeçar nga Lezha, i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht pasi ka qenë në efektin e alkoolit
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.
