Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Idrizi pas takimit me Ballën: Ka vullnet të mirë për të mos zgjedhur një president të njëanshëm

10:58 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
idrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka dhënë sot një prononcim për gazetarët pas takimit që pati këtë mëngjes me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Idrizi tha se PDIU e ka gjithë vullnetin të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të luajë rolin e saj.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Mesila Doda.

Ndër të tjera, Idrizi u shpreh se në situatën në të cilën gjendet politika shqiptare momentalisht, është e rëndësishme që kreu i ri i shtetit të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe që të mos jetë i njëanshëm. Kreu i PDIU tha se në këtë takim gjetën një vullnet të mirë dhe u duk i bindur që nuk do të zgjidhet një president i njëanshëm.

“Është një detyrim kushtetues, që në tre raundet e para duhet të jetë me konsensus. E theksuam këtë gjë. Nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme, shërben për të zgjidhur krizën. Presidenti duhet të jetë një person, thellësisht me eksperiencë politike. Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol. Ne gjetëm një vullnet të mirë. Nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. Ramë dakord, që kemi hyrë në një proces kushtetues….Duhet të fokusohemi në emra konkretë.”

Sa i përket emrave konkretë, Idrizi tha se ishte ende herët që në këtë takim të sotëm të listoheshin emra.

“Sot nuk janë propozuar emra. Palët duhet të bashkohen tek ai president mbi palët. PDIU e ka treguar që është gjithnjë e gatshme që të takohet më të gjithë. Kemi heshtur dhe nuk fusim duart në problemet e një partie si PD. Kjo parti si aset dhe e mirë politike, është e nevojshme  për të balancuar pluralizmin.”

Pas Idrizit, Taulant Balla do të takojë në kryesinë e Kuvendit edhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.