Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Igli Tare i jep fund aventurës me Lacion pas 18 vitesh: Largohem! Kisha kohë që e mendoja

15:23 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
igli tare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Igli Tare nuk do të jetë më drejtori sportiv i Lacios.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-futbollisti i Kombëtares, i cili i jep fund kështu aventurës me kryeqytetasit e Italisë pas 18 vitesh.

“Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lacios ka ardhur në fund. E bëra këtë zgjedhje prej disa kohësh, por prita deri sa Lacio të arrinte objektivin për të shkuar në Ligën e Kampionëve, i sigurt që ndërtova një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm që arritën këtë objektiv.

Ishte një aventurë e gjatë e krijuar me momente të lumtura, humbje dhe trofe. Unë nuk do të ndaloj kurrë së falënderuari presidentin Lotito për këtë mundësi të madhe, tifozët bardhekaltër që hynë në zemrën time, klubin me të gjithë pjesëtarët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që ishin afër meje në këtë rrugëtim, shkruan panorama sport.

Falënderim special për familjen time, që gjithmonë ka qëndruar pranë meje. Një mundësi prestigjioze që më është dhënë si futbollist dhe si menaxher dhe që sigurisht nuk do e harroj kurrë, duke marrë çdo moment të këtij rrugëtimi me vete.

Me shpresën që secili prej jush do të vazhdojë, me të njëjtin pasion që unë kisha, duke e mbrojtur me xhelozi këtë realitet. Gjithmonë Forca Lacio”, tha Tare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.