Kreu i Partisë Konservatore nuk është pritur mirë nga qytetarët e mbledhur për të protestuar ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar. Sapo e kanë parë qytetarët, e kanë qëlluar edhe me vezë.
“Ik o shkë***atë. Ik se je legen,”-i janë drejtuar qytetarët në korr deputetit. Ndërsa ai është justifikuar se sapo kishte ardhur nga Vlora dhe se nuk kishte pasur mundësi për të qënë i pranishëm në rezistencën qytetare.
“Edi Rama është treguar një kusar. Unë jam një nga nismëtarët për mbrojtjen e Teatrit. A mund ta mbaroj? Vij nga Vlora dhe jam pa gjumë. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare për këtë vjedhje,”-tha Gjuzi.
