Një djalë rrahu keqas babain e një vajze në Vlorë, i cili i kërkon ti sjellë vajzën. Pamjet e rënda janë publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti në faqen e tij në Facebook.
“Ik ore më sill çupën them, shpejt”, thotë burri, ndërsa djali i është përgjigjur me grushte, duke e lënë të shtrirë në tokë.
“Boks i thatë në mes të natës. Dërguar nga një qytetar që jeton pranë rrugës së Çipajve. Nga debati duket se babai kërkon që djali ti sjelli vajzën ndërsa reagimi është goditja ndaj burrit duke e lën në shesh!”, shkruan gazetari ne faqen e tij ne FB.
