Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ikën me avion drejt Anglisë: Kapen tre burra dhe një grua, të gjithë shqiptarë

23:47 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët po përdorin çdo mundësi për të emigruar. Madje edhe avionë.

Një pilot 52-vjeçar britanik akuzohet se është përpjekur të kalojnë ilegalisht për në Mbretërinë e Bashkuar emigrantë shqiptarë me anë të avionit të tij. Sipas drejtësisë britanike, Richard Styles, u arrestua gjatë një operacioni të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit në aeroportin Deenethorpe pranë Corby, në Northamptonshire. Ai sapo kishte fluturuar me avionin e tij nga Belgjika në të cilin kishte transportuar emigrantë shqiptarë, kur u vendos në pranga.

Oficerët e policisë Northants, të cilët po punonin me NCA-në, ndaluan taksinë e cila kishte marrë katër shtetasit shqiptarë nga aeroporti për t’i dërguar ata në qytetet e ndryshme të Britanisë së Madhe.

Piloti Styles dhe shoferi i taksisë, një burrë 42-vjeçar nga Tooting nga jugu i Londrës u morën në pyetje nga hetuesit e NCA-së. Styles tani është akuzuar për trafikim të emigrantëve duke shkelur ligjin e emigracionit dhe do të dalë para gjykatës të Northampton ditën e nesërme.

Taksisti është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Ndërkaq, shtetasit shqiptarë, tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit. “Ne e dimë se kontrabandistët e njerëzve përdorin një sërë metodash për të tentuar të shkelin kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke punuar me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar ata. Aviacioni dhe komuniteti lokal mund të luajnë një rol jetik në parandalimin e krimit në kufi, dhe nëse punoni në industrinë e aviacionit, duhet të raportoni menjëherë çdo aktivitet të pazakontë ose të dyshimtë në çdo aeroport të Mbretërinë e Bashkuar ”, u shpreh shefi Rajonal i Hetimeve të NCA-së, Jacque Beer.

AVION Kapen Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.