Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës

18:43 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bardh Spahia ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi.

“Nisin sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, për besimin që ata më dhanë. Falenderimi im është për të gjithë, pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk më votuan. Kam bërë një premtim, do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e tyre në datën 6 mars. Ky mandat është i shkurtër, por ne do të bëjmë maksimumin, jo vetëm për të realizuar projektet, por për të gjetur mundësi të tjera për të shtuar investimet në Shkodër. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën dhe shkodranët. Tani është momenti për të nisur punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen, me vështrimin nga e ardhmja. Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin për t;i shërbyer sa më mirë Shkodrës dhe shkodranëve. Para se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, që na ka propozuar dhe mbështetur, jemi shkodranë”, u shpreh kryetari i ri i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.