Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën ku do të ndërtohet rruga e re e Unazës.
Vetë institucioni ka publikuar pamjet nga prishja e një objekti dykatësh, ndërkohë që zona është rrethuar nga policia për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme
