Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Iku për stërvitje ushtarake dhe dezertoi në Angli, 6 muaj burg në mungesë ushtarit nga Gramshi

22:33 / March 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtari nga gramshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Renild Ajazi, komandoja i Zall-Herrit i koduar si “Ushtar IV” që në tetor 2017 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes shkoi në Angli për stërvitjen e përbashkët me emer “Cambrian Patrol 17”, në Wells me Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me 6 muaj nga gjykata e Tiranës. Ushtari Ajazi nga zona e Gramshit, në fund të janarit 2020 është shpallur fajtor, për akuzën e “Dezertimit”. Ajazi, ka braktisur trupën e ushtarakëve që kishin shkuar në Angli për stërvitje dhe sot e kësaj dite nuk dihet se në çfarë vendi të Anglisë, ndodhet ai.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës Ajazi i titulluar “ushtar IV”, me Urdhrin e Ministrit të Mbrotjes “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore në stërvitjen “Cambrian Patrol 17”, në Wells, Mbretëria e Bashkuar”, është caktuar pjesëtar i Forcës Tokesore Zall-Herr Tiranë. Ajazi do të merrte pjesë në stervitjen e përbashkët “Cambrian Patrol 17”, në Wells, Mbretëria e Bashkuar, gjatë periudhës 4 tetor 2017 deri në 16 tetor 2017. Mirëpo pas përfundimit të stërvitjes, më 17 tetor 2017 është bërë lëvizja e efektivit ushtarak për në drejtim të Londrës, i shoqëruar nga pala angleze.

Në 17 tetor 2017, është bërë akomodimi i efektivit ushtarak në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”. Pas akomodimit, ushtarakët po në 17 tetor 2017, kanë vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës. Ditën e nesërme në 18 tetor 2017, rreth orës 08:00, nga ana e pergjegjesit të ekipit Togerit Roland Poçi, është vënë re mungesa e ushtarit Renild Ajazi. Menjëherë pas këtij konstatimi, përgjegjësi i ekipit është munduar të komunikojë me telefon me Renild Ajazi. Por pa mundur, pavarësisht se rreth orës 11:00 për tu kthyer në bazë efektivi, nuk ka mundur të lidhet në telefon me të për të komunikuar. Në këto rrethana Roland Poçi ka njoftuar në linjën e tij të komandimit në Shqipëri dhe Atasheun Ushtarak në Angli.

angli denohet dezertoi Stervitje ushtarakë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.