Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ilda Bejleri pranon aksidentin: Nuk ma mori mendja që do shkonte puna në polici

22:31 / February 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilda20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ka aksidentuar me makinë një grua që kaloi rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ndodhi sot rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas deklarimit që ka bërë për efektivët gruaja, e cila mbeti e plagosur, një fuoristradë e zezë e përplasi teksa ajo tentoi të kalonte mes makinave. Gruaja 63-vjeçare me inicialet E.Gj nuk mundi të identifikojë targën e automjetit, por nga personat që ndaluan për ta ndihmuar gruan e plagosur, ajo i ka dëgjuar të shprehen se ishte Ilda Bejleri.  

E kontaktuar nga Shqiptarja.com, moderatorja Bejleri pranoi rastin, por tha se “situata nuk ishte e rëndë” dhe se zonja nuk kishte dëmtim, pasi sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Pavarësisht deklarimeve në media, për policinë automjeti që aksidentoi 63-vjeçaren është i paidentifikuar dhe se “shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin”.

Zonja në fjalë është e shtruar. Gjendja e saj e përgjithshme është e stabilizuar, por 63-vjeçarja ka një dëmtim në gjymtyrë.

Shqiptarja.com mëson përmes burimeve nga policia se efektivët e rrugores janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit në fjalë, ndërsa sipas dëshmisë së zonjës, mësohet se ajo është shprehur se “kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e goditi me pjesën anësore”.

Moderatorja sportive ende nuk është shoqëruar në polici, përsakohë ende nuk është idenfifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë, e po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen.

Ilda Bejleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.