Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka depozituar 28 kallëzime në Prokurori për ish gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi i drejtësisë.
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se ish gjyqtarët dhe ish prokurorët të cilët ngecën në ‘rrjetën’ e Vetting-ut, duke u larguar definitivisht nga funksionet me vendim të formës së prerë, janë kallëzuar në Prokurori për fshehje të ardhurash.
Filtri i vettingut mesa duket nuk ishte i vetmi proces për ish gjyqtarët edhe ish prokurorët, pasi ata do duhet të përballen tanimë me pasojat e shkarkimit nga KPK dhe KPA.
Numri kallëzimeve nga ILDKPKI pritet të arrijë në 93, bën me dije i njëjti burim për TN, ku veç atyre që nuk kanë justifikuar dot shumat e konsiderueshme të parave, kallëzimet priten edhe për raste të tjera ish prokurorësh e ish gjyqtarësh që kanë një të shkuar të dyshimtë dhe janë skualifikuar nga vettingu për shkak te moskalimit të filtrit për pastërtinë e figurës.
Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot numërohen në total 535 vendime.
Nga këto, 209 janë konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra.
ILDKPKI depoziton 28 kallëzime në Prokurori për ish gjyqtarë e ish prokurorë të larguar nga sistemi i drejtësisë
2 Min Lexim
Postime te ngjashme
Shto koment