Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj analizon buxhetin e tetë: PS dhe Edi Rama duhet të kërkojnë një mandat të tretë

20:00 / November 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj 9203edf6 c817 4121 bff6 8ceae37389c resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Beqaj

Qeveria ka sjellë për diskutim e miratim projektbuxhetin e vitit 2021. Ky është në fakt buxheti i 8 rresht që Edi Rama prezanton si kryeministër.

Pashmangshmërisht është edhe buxheti i rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Është edhe buxheti i zbutjes së efekteve të rënda të pandemisë në jetën ekonomike e shoqërore të vendit.

Duke qenë edhe buxheti i vitit të tetë po përpiqem të bëj një krahasim midis 8 viteve 2005 – 2013 dhe 2013 – 2021.

E kam bërë fillimisht me vete këtë ushtrim për të qenë, më së pari, vetë i bindur pse PS dhe Edi Rama duhet të kërkojnë një mandat të tretë.

Tek të ardhurat, 8 vitet e PS dhe Edi Ramës janë dominuar nga zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksën e ndershme progresive. Më shumë taksa për kompanitë e mëdha, më pak taksa për individët dhe biznesin e vogël.

Meqë shumica dërrmuese e analistëve, opinionistëve etj, etj thonë se Edi Ramën e komandojnë oligarkët, ja sa sa taksa ka paguar biznesi i madh.

148 miliardë lekë në 8 vitet e PD-së dhe 249 miliardë lekë në 8 vitet e PS-së. 68 % më shumë.

t1 640x378 1

Në 8 vitet e PD-së biznesi i vogël ka paguar 19 miliardë lekë taksa, në 8 vitet e PS-së ka paguar 6 miliardë lekë taksa. 3 herë më pak.

t2 640x388 1

Individët kanë paguar tatim mbi të ardhurat personale në 8 vitet e PD-së 187 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së kanë paguar 279 miliardë lekë. 49 % më shumë.

t3 640x369 1

Në 8 vitet e PD-së janë paguar 841 miliardë lekë tatim mbi vlerën e shtuar, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë paguar 1,058 miliardë lekë. 25 % më shumë.

t4 640x401 1

Përmbledhtazi:

  • Biznesi i madh 68 % më shumë.
  • Biznesi i vogël 3 herë më pak.
  • Individët 49 % më shumë.
  • Konsumatorët 25 % më shumë.

Le të shohim shpenzimet.

Transferta të drejtpërdrejta në buxhetet familjare :

  • Paga
  • Pensione e përfitime të tjera
  • Ndihmë Ekonomike
  • Pagesë për aftësi të kufizuar
  • Pagesë papunësie
  • Kompensim për ish të përndjekur politikë

Në 8 vitet e PD-së janë paguar 1,269 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë paguar 1,760 miliardë lekë. 39 % më shumë.

t5 640x375 1

Në 8 vitet e PD-së, qeverisja vendore është mbështetur me 221 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së është mbështetur me 373 miliardë lekë. 69 % më shumë.

t6 640x374 1

Në 8 vitet e PD-së investimet publike kanë qenë 563 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë 630 miliardë lekë. 11 % më shumë.

t8 640x373 1

Dhe meqë është folur aq shumë për borxhin gjithë këto vite, në 8 vitet e PD-së janë shpenzuar 286 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë shpenzuar 297 miliardë lekë. 4 % më shumë.

t9 640x381 1

Përmbledhtazi:

  • Transferta në buxhetet familjare 39 % më shumë.
  • Financime për qeverisjen vendore 69 % më shumë.
  • Investime publike 11 % më shumë.
  • Shpenzime për interesat e borxhit 4 % më shumë.

A kemi të drejtë ne, socialistët, të kërkojmë një mandat të tretë? Unë them se po. Por fjala ime është subjektive.

Të dhënat dhe grafikët që ju tregova janë objektive. Flasin vetë. Prandaj buxheti i vitit 2021 është buxheti mbylljes së mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të tretë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.