Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, njëherazi edhe drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës i është përgjigjur publikisht dhe menjëherë pyetjes së drejtuar nga mediet lokale nëse ai e ka përmbushur apo jo detyrën e polikanit në këtë qark.
Beqaj radhit disa arsye të forta, duke sqaruar se ka qënë gjithmonë pranë shkodranëve duke nisur nga 2013-a e në vijim, qoftë në cilësinë e ministrit ashtu edhe të drejtuesit politik.
STATUSI I PLOTË
Pyetja e rradhës :”Po nga 2013-a kur Beqja kishte “cilësitë” politike që ka sot, madje edhe ministër, pse nuk e ka përmbushur “detyrën e politikanit”” ka përgjigjen në vijim.
Shikoni në arkivat tuaja dhe do të shihni që kam qënë prezent në Shkodër gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë në vitin 2015.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë kabineti i kardiologjisë (echo kardiake, pajisje për provën e ngarkesës, holter zemre, holter tensioni).Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë në spitalin rajonal të Shkodrës rezonanca manjetike.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është rinovuar shërbimi i neonatologjisë.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është rinovuar shërbimi i hemodializës.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë shërbimi i reanimacionit të kardiologjisë.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë shërbimi i kujdesit paliativ.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë angiografia koronare.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë në punë centrali i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë.
Kam qënë në Shkodër dhe jam me takuar me shkodranë (socialistë apo jo) kur është vënë rinovuar shërbimi i neonatologjisë.
Të gjitha sa më sipër i mungonin spitalit rajonal të Shkodrës në Shtator 2013.
