Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj merr frerët e PS-së së Shkodrës: Me Ramën merrem vesh me sy. Kemi një boshllëk 1-vjeçar…

13:31 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Beqaj u emërua nga kryeministri Edi Rama drejtues i ri politik në Shkodër, i cili ka nisur punën me strukturat atje për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes prezantuese ne këtë qark ai ka vendosur prioritetet e punës duke iu përgjigjur dhe shqetësimeve.

“Mbledhja e parë është formale, prezantuese edhe pse njihem prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Fillimisht puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.

Zgjedhjet lokale janë çështje që i di Presidenti, po zgjedhjet një ditë do të bëhen.

Sigurisht që jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja por do shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka të majtë e te djathte.

E kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Në marrëdhëniet me kryeministrin kam një marrëdhënie sy më sy që zgjat shumë pak vendimmarrja”,- tha ai.

Sa për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë, Beqaj u shpreh: “Besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kanë tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë. Nëse vendosim peshore farmacie se a duhet të jetë arsimi apo ndonjë tjetër është një çështje tjetër. Opinioni shkodran është i ngarkuar me këtë gjë dhe duhet të punojmë shumë më tepër. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera të mos krijojnë barriera për qytetaret”,- u shpreh socialisti.

Sa për kandidatet për deputet në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut tha se do të merret me të gjithë. “Në ketë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo”.

Per ndryshimet ne qeveri ai thote se “është e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.