Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

 Ilir Beqaj: Sqarim për keqkuptimet nga raportimet në media

18:00 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1703858928 beqaj transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një reagim për sqaruar, sipas tij, të gjitha keqkuptimet e krijuara përmes burimeve të informacionit, në lidhje me hetimin që SPAK ka ndërmarrë në drejtim të tij.

Teksa është shprehur se është njeriu më i interesuar për t’u hetuar, Beqaj ka sqaruar se agjencia që drejtonte, ‘Saspac’ nuk menaxhon fornde as bën tendera, por vetëm koordinon programe me financim të huaj në funksion të qeverisë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1700308215 spakilirbeqaj
    Beqaj del nga SPAK: Ka katër javë që kërkoj raportin e KLSH, s'ma kanë vënë në dispozicion

Përsa i përket akuzave për lidhje me kompani farmaceutike, ai nënvizon se nuk ka pasur as në kohën kur ishte ministër dhe as tani marrëdhënie interesash ekonomike, apo financiare.

Ndërsa shprehet se po përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen e “sterilizimit’, Beqaj nënvizon se deri më tani nuk është njohur me asnjë provë qw e fajson.

“Duke u nisur nga keqkuptimet e mëdha të krijuara përmes burimeve të ndryshme të informacionit, e shoh të domosdoshme të informoj opinionin publik se:

1. Saspac nuk menaxhon fonde, nuk bën tendera dhe nuk kryen procese vendimmarrëse, por vetëm koordinon programet me financim të huaj në funksion të qeverisë. Puna e saj si agjenci ka të bëje vetëm me koordinimin e politikave të qeverisë me donacionet nga jashtë vendit.

2. ⁠Sa i përket akuzave në lidhje me kompani farmaceutike, dëshiroj të deklaroj se qoftë nga pozita si ministër i Shëndetësisë, qoftë më vonë në detyrat e mia publike, nuk kam pasur dhe nuk kam as sot marrëdhënie interesash ekonomike dhe/ose financiare më asnje prej këtyre kompanive apo pronarët e tyre.

3. ⁠Ndërkohe po vazhdoj përballjen time në organet e drejtësisë lidhur me cështjen e sterilizimit dhe më vjen mirë të them se (nëse intepretimet subjektive nuk konsiderohen prova) ende nuk jam njohur me asnjë provë të fajit tim të hamendësuar. Unë vetë e di që një provë e tillë nuk ekziston dhe ai projekt është një nga vendimmarrjet më të mira që janë bërë në shëndetësi, por natyrisht edhe unë jam palë e interesuar, kështu që pafajësia ime është vetëm në duart e gjykatës. Vijoj të mbetem në dispozicion të organeve hetimore për cilindo aspekt të paqartë dhe që kërkon verifikim”, shprehet Beqaj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.