Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano”, ka botuar një shkrim, që përfshin ish-senatorin Sergio De Gregorio dhe këshilltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla

Bëhet fjalë për një histori zhvatjesh e pastrami parash. Ish-senatori italian, i njohur në vendin fqinj për rrëzimin e Qeverisë “Prodi” në vitin 2008, pasi kaloi me “Forca Italia”, nga përgjimet e Prokurorisë, pas arrestimit të vitit 2017, rezulton se qendron pas fushatës shpifëse për ardhjen e mbetjeve kimike nga Italia në Shqipëri. Këtë gjë, ai e kishte organizuar me Ilir Kullën, këshilltarin e Ilir Metës, shkruan gazeta italiane.

Por përmes një reagimi, Ilir Kulla e cilëson si ‘fake news’ lajmin e shtypit italian. Ai thotë se kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga trafiku i drogës dhe reforma zgjedhore.

Ndërkohë, këshilltari i Presidentit nuk e mohon njohjen e tij me ish-senatorin e përmendur.

Ja çfarë shkruan Ilir Kulla në Facebook:

Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakenews e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali.

Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio.

Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper.

Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here