Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka uruar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Në këtë deklaratë ështe shprehur edhe njëherë gadishmëria për të pasur bashkëpunim ne vijim me udhëheqësit shqiptarë.
Deklarata e plotë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar/TiranaNews/