Presidenti Ilir Meta ishte sot në Durrës për të përkujtuar 80 vjetorin e rënies së Mujo Ulqinakut, heroit të parë të rezistencës antifashiste.
Por, kafen e mëngjesit, Presidenti ka zgjedhur ta pijë me gazetarin e njohur të ekranit, Bashkim Hoxha. “Mirëmëngjesi nga Durrësi! Kënaqësi ta nis ditën me gazetarin e shquar, Bashkim Hoxha”, shkruan Meta në Facebook. Gjithashtu, Meta ka takuar edhe Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit Ulqinaku.
