Kryetari i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje qeverisë të ulë çmimet, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të mbështesë financiarisht çdo qytetar.
Në një status në rrjetet sociale, Meta shprehet se rritja e çmimeve po varfëron çdo ditë qytetarët duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare.
Ai shton se nuk ka asnjë plan masa për të ndihmuar qytetarët ndërsa merr shembull masa e marra në Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë etj.
Sipas Metës, në vend të ndihmës ekonomike qeveria vazhdon të paguajnë miliona euro për Inceneratorët.
“Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024”, shkruan Meta.