Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta: Tirana është simboli i korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë! Po nuk veproi SPAK, do veprojnë qytetarët

20:23 / July 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të enjte një takim me Kryesinë, ku ka folur për modelin ekonomik i cili ka nevojë për një transformim urgjent, duke u orientuar kryesisht nga eksportet, dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore, dhe jo vetëm nga sektori i ndërtimit dhe i konsumit. Meta tha se Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. ”Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Po nuk veproi SPAK. do të veprojnë qytetarët”, theksoi Meta.

Pjesë nga fjala

A ka logjikë ekonomike që mund të shpjegojë faktin që kullat dhe pallatet shtohen çdo ditë, ndërkohë që fuqia blerëse bie ndjeshëm, aq sa sot një çifti të ri i duhen 60-70 vite pune për të blerë një apartament në periferi të Tiranës. Për kë ndërtohen gjithë këto apartamente, kur nuk ka kush t’i blejë?

Këtë e provon më së miri fakti, se sot vetëm në Tiranë janë 52 mijë apartamente të pabanuara. Por, edhe të dhënat e 3-mujorit të parë të sektorit të ndërtimit në vetvete, janë akoma më shqetësuese, sa i takon strukturës së ndërtimit. Sepse së pari bumi i ndërtimeve vazhdon për ndërtesa rezidenciale, dhe ka rënie të ndjeshme të ndërtimeve të karakterit ekonomik prodhues.

Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Pastrimi i parave “ulëret” në çdo lagje të Tiranës, ku çdo ditë hapet një kantier i ri ndërtimi, duke shkatërruar një park, duke asgjësuar një lulishte, duke rrëmbyer dhe tjetërsuar prona e ligjshme të qytetarëve të Tiranës.

Këtë lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, nuk e sheh vetëm SPAK-u i Ramaformës, që ka frikë t’i përmendë emrin jo vetëm Edi Ramës, por edhe Erion Veliajt, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës dhe nuk do t’ia dijë për rritjen e kostove të jetesës së qytetarëve në mënyrë marrëmëndese, por vetëm si të vazhdojë të vjedhë me inceneratorin fantazmë dhe të shtojë i pashqetësuar milionat në llogaritë e veta bankare me kompanitë kriminale të tipit 5D.

Ilir Meta spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026

Votimi i Reformës Territoriale, Sara Mile: S’kemi detyrim të votojmë ndryshe për t’i provuar dikujt vlerën e kartonit tonë, ishte vendim grupi

22:18 / October 12, 2026

Reforma Territoriale, PS kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë

20:09 / October 12, 2026

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.