Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Toska, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese

11:08 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Toska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Gjykata e Lartë ka zgjedhur Ilir Toskën me 13 vota, për të qenë anëtari i 8-të në Gjykatën Kushtetuese. “Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare”.

Rreth një muaj më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë i pari u rendit Toska, duke u vlerëuar me 85.44 pikë.

Kushtetuesja duhet të ketë 9 gjyqtarë, 3 të emëruar nga Presidenti i Republikës, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

  1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare
  2. Marsida Xhaferllari, anëtare
  3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
  4. Dr. Elsa Toska, anëtare
  5. Altin Binaj, anëtar
  6. Sonila Bejtja, anëtare
  7. Dr. Sandër Beci, anëtar
  8. Ilir Toska, anëtar

Njoftimi i plotë nga Gjykata e Lartë

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, te ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 12 shtator 2022, ora 10.00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Ilir Toska
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve

17:41 / November 14, 2026

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

17:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.