Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Illyrian Guard, policia private e Edi Ramës”, ish deputetja e LSI: E refuzuan dhe ambasadat e huaja

12:49 / September 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Illyrian Guard
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputetja e LSI-së Silva Caka thotë thotë se Illyrian Guard kompania me asete shtetërore është një polici private e kryeministrit, duke u shprehur se për një vend pune në këtë strukturë paguhet para.

Për Cakën lind dyshimi se sa korrekt do të jenë punonjësit e Illyrian Guard kur kanë përfituar vendin e punës me korrupsion, e mund të depërtojnë në zyrat më të larta të institucioneve të rëndësisë së veçantë?

POSTIMI I SILVA CAKA

Illyrian Guard u konceptua gabim që prej fillimit, për shkak të mbivendosjes, dyzimit dhe denatyralizimit të kompetencave që duhet të ketë një strukturë policore.

Shërbimet e kësaj strukture u refuzuan nga ambasadat e huaja në Shqipëri, pikërisht për mungesën e besimit që kjo strukturë ofron.

Skandalet me të vazhduan kur u hapën procedurat e tenderëve për uniformat apo për pajisje sigurie, të cilat do të merreshin me qera 4 vjeçare, do të paguheshin 1.6 milionë euro dhe do të ktheheshin përsëri!?

Një tjetër skandal ishte ofrimi i pakërkuar i shërbimit të sigurisë për ambientet e televizionit Ora Neës, të cilin po tentojnë t’a kontrollojnë me çdo kusht.

E mesa duket skandalet nuk do të pushojnë…

Dje, emisioni investigativ ”STOP”, ka denoncuar nëpërmjet një video regjistrimi, se rekrutimet në këtë strukturë, bëhen vetëm në mënyrë korruptive, duke paguar shefat e mëdhenj.

Duke paguar 500 mijë lekë të vjetra, në radhët e Illyrian Guard mund të punësohet kushdo dhe efektivët e Illyrian Guard mund të depërtojnë deri në zyrat më të larta të institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Sa korrekt do jetë me ligjin një punonjës i Illyrian Guard, kur vendin e punës e ka fituar nëpërmjet korrupsionit?

Çfarë garancie i jep Edi Rama dhe Sandër Lleshaj qytetarëve për sigurinë e institucioneve, që shqiptarët i paguajnë nga xhepi i tyre?

Çfarë garancie i jepet punonjësve të këtyre institucioneve, që do të jenë të sigurtë në kryerjen e detyrave të tyre?

Illyrian Guard është pa dyshim policia private e Edi Ramës (jo se Policia e Shtetit nuk është), por Illyrian Guard do të sigurohet që asetet publike, institucionet dhe punonjësit e administratës, do t’i shërbejnë zellshëm Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.