Në prag të Samitit të Diasporës, qeveria ka gjetur një mënyrë, për tu bërë atraktive në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Përmes një videoje prej 2 minutash, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj, i drejtohen aktorit të njohur të Hollyëood, Liam Neeson, të vizitojë Tropojën, pasi qyteti verion, nuk është ai që aktori promovon në filmin e tij “Taken 2”.
Për të gjithë ata që nuk e kujton mafia shqiptare në atë film ka rrëmbyer një vajzën e aktorit dhe ai betohet se do ta gjejë Markun nga Tropoja.
Në video thuhet se tashmë do të jetë Shqipëria ajo që do ta rrëmbejë aktorin e famshëm. Video është shpërndarë me rradhë nga ministrant e qeverisë, së fundmi edhe nga kryeministri Rama.
Por ky film është luajtur hiç më pak se 11 vjet më parë dhe “Marko from Tropoja” ishte vetëm një element i tij.
Pra janë dashur plot 11 vjet që qeveria të përpiqet të kthejë në positive, një reklamë negative që iu bë qytetit verior në atë film.
E megjithatë, nëse kjo reklamë do të ketë apo jo vlerë, mbetet për tu parë nëse aktori i njohur do ti përgjigjet ftesës për të viziuar Tropojën, pasi çrrënjosja e ‘njollave të zeza’ për vendin tonë, vështirë se hiqen me një spot 2 minutësh.
