Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Implantet prej silikoni të gjirit shkaktojnë “probleme autoimune”

09:19 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6435898 6410599 Women with silicone implants are at a greater risk of developing a 32 1542734239684
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Gabim historik mjekësor”.

Kështu e kanë quajtur studiuesit vendimin e vitit 1960 nga komuniteti mjekësor për të lejuar implantet prej silikoni të gjirit për kirurgji estetike.

“Shoqëria mjekësore e konsideroi gabimisht silikonin si një material inert në lidhje me trupin e njeriut dhe sistemin imunitar”, ka konkluduar ekipi i kryesuar nga imunologu Yehuda Shoenfeld dhe biologu molekular Gilad Halpert.

Ndër vite, “janë grumbulluar shumë raporte në lidhje me efektin e dëmshëm të implanteve prej silikoni në shëndetin e njeriut dhe është ngritur një debat i madh në lidhje me sigurinë e tyre”.

Kështu, ekipi intervistoi shumë gra që kishin lodhje të madhe, depresion, dhimbje të përhapura, humbje të kujtesës, sy të thatë dhe gojë të thatë dhe një lloj të rrallë kanceri.

Edhe pse grave iu dhanë medikamente antidepresive dhe antipsikotike, gjendja e tyre nuk përmirësohej. Përkundrazi, shfaqte shenja përkeqësimi.

“Shkencëtarët duhet të punojnë së bashku për të gjetur alternativa ndaj implanteve prej silikoni dhe për të gjetur trajtime për simptoma të rënda të raportuara nga gratë dhe nga pacientë të tjerë me çrregullime të dyshuara të lidhura me disautonominë autoimune”, kanë shtuar ata.

Silikoni nuk është një material natyral, por një “polimer i degëzuar që është fabrikuar nga atomet e silicit”, shkruan “The Jerusalem Post”.

“Ekspozimi i gjatë i njerëzve ndaj silicit është treguar se shkakton sëmundje autoimune”, në të cilat sistemi imunitar i trupit sulmon indet dhe organet në trup.

Pas shumë ankesave, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vendosi një moratorium për implantet e silikonit midis viteve 1992 dhe 1996.

“Më vonë, FDA lejoi përdorimin e tyre nëse kompanitë që i shisnin jepnin informacione përkatëse në lidhje me raportet e pacientëve për efektet anësore dhe manifestimet klinike pas implantimeve”, kanë treguar autorët.

Por kompanitë vazhduan të shisnin implantet dhe nuk raportuan informacionin e kërkuar nga FDA.

Prandaj dhe studiuesit kanë kërkuar nga ofruesit e kujdesit shëndetësor, mjekët e familjes, kirurgët plastikë dhe reumatologët që “të jenë më të vetëdijshëm për lidhjen e këtyre implanteve” me problemet e raportuara nga pacientët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.