Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Importet nga Kolumbia, Artan Hoxha: Si po shfrytëzohet tregtia për trafikun e kokainës

23:45 / January 19, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- fishuar në raport me 2015-n, kur pothuajse ishin joekzistente, sipas të dhënave nga INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Shifrat e INSTAT tregtojnë se në vitin 2022, importet nga Kolumbia ishin 3.9 miliardë lekë (33 milionë euro), me një rritje prej gati 8% në raport me vitin e kaluar, duke arritur në nivelin më të lartë historik të regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në 2021-n, importet nga Kolumbia ishin rritur me 434% me bazë vjetore.

Deri në vitin 2016, tregtarët nuk duket se ishin të interesuar për tregun kolumbian. Në 2015-s, importet nga ky shtet ishin vetëm rreth 500 mijë euro. Pas 2016-s, importet u rritën me ritme mjaft të shpejta, fillimisht me frutat dhe arrat e ngrënshme (bananet) dhe më pas me lëkurën e lëndët minerale (kryesisht qymerin e paletet). Pas 2018-n (kur në Portin e Durrësi u kap ngarkesa më e madhe me kokainë deri tani, që ishte fshehur në një kamion me banane), u shënua sërish rënie, sidomos në 2020-n, kur vendi ishte në pandemi. Ndërsa periudha 2021-2022 shënoi nivelet më të larta historike të importeve.

Artan Hoxha, gazetar investigativ, tha për “Monitor” se rritja e numrit të rasteve të kapura me kokainë, që vijnë nga Kolumbia, është në proporcion të drejtë me shtimin e importeve po nga ky vend, ndonëse shumë ngarkesa nuk kapen.

“Gjatë dy viteve të fundit rastet e trafikut të kokainës me origjinë nga Kolumbia, sipas statistikave, që janë në Shqipëri, por dhe në vendet e Bashkimit Europian,- ku janë kapur sasi narkotiku, që ishin të përfshirë edhe trafikantët shqiptarë -, janë trefishuar”, pohon ai. “Në rastet që janë identifikuar kanë qenë kryesisht në ngarkesa me qymyr, siç anija e fundit që u kap”, shton Hoxha.

Statistikat e INSTAT tregojnë se kapitulli që zë peshën më të madhe të importeve nga Kolumbia është ai i “Lëndëve djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, me 87% të totalit. Tregtia me këtë produkt nisi në vitin 2017, ndërsa më parë, importet ishin zero. Në këtë kapitull përfshihet qymyri, koksi, hidrokarburet etj.

Frutat janë grupi i dytë me importet më të larta, me 10% të totalit. Pasi ranë në 2019-2020, importet e frutave, ku peshën kryesore e zë banania, u rritën sërish ndjeshëm në 2021-2022, duke arritur në vitin 2022 në 370 milionë lekë, niveli më i lartë historik.

Hoxha thotë se zakonisht organizatat kriminale mundohen që trafikun ta bëjnë në aktivitetet, që kanë volum më të madh tregtar, pasi mundësia për ta kamufluar aty është më e madhe.

Por, si shton se ka pasur dhe raste të tjera ku ka qenë e kamufluar në importe të tjera që vijnë nga Kolumbia, si plehu organik. Të dhënat e INSTAT në fakt tregojnë se në 2022-n, për herë të parë janë importuar produkte nga kapitulli “Plehëruesit”, me vlerë 2 milionë lekë.

Një tjetër produkt, që sipas Hoxhës përdoret nga trafikantët për të kaluar kokainën, është një lëndë e parë tretësirë për ëmbëlsirë, pelte, e cila përzihet me kokainën dhe nuk e kap as skaneri. “Këto ngarkesa nuk janë kapur asnjëherë nga policia, ndonëse kryhen prej vitesh dhe pasi vjen produkti në Shqipëri nga peltja ekstraktohet kokaina”, thotë Hoxha. Shifrat e INSTAT tregojnë se importi i kapitullit “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” ka qenë i pranishëm thuajse çdo vit, duke arritur nivelin më të lartë në 2021-n, me rreth 9 milionë lekë.

Një kapitull tjetër që arriti nivelin më të lartë të importeve në 2022 është ai i “parfumeve, kozmetikës e tualetit”, një treg që është “zbuluar” nga tregtarët tre vitet e fundit.

Në përgjithësi, produktet që po importohen nga Kolumbia vitet e fundit janë ideale për “kamuflimin” e tregtimit të narkotikëve, si lëkurët, që nisën importin nga 2015-a, qymyret e paletat (nga 2017), erëzat, apo dhe banane, që nisi rritjen e fortë nga 2016-a.

kolumbia
kolumbia 1
kolumbia 3

Artan Hoxha import kokaina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.