Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Imzot Angelo Massafra largohet si arqipeshkv, Papa Françesku pranon dorëheqjen e tij

14:40 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1711284700xcq5damthumbnailcropped750422 475 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imzot Angelo Massafra ka përfunduar misionin e tij si arqipeshkëv metropolit i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult. Sipas raportimeve, Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e paraqitur për shkak të limitit të moshës që imponon ky pozicion.

Ka qenë Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Luigi Bonazzi, ai që ka njoftuar imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024.

“Shkelqësi, Po Ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqezës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga Ju në përputhje me Kanunin 401/1 të Kodit të së Drejtës Kanonike, me formulën ‘nunc pro tunc’. Prandaj, Ju lutet që të vazhdoni ta udhëhiqni selinë e Shkodër- Pult derisa të emërohet Pasuesi Juaj.”

Imzot Angelo Massafra është shuguruar ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë me 6 janar 1997 në Vatikan dhe ka shërbyer më shumë se 27 vite në Shqipëri. Arbëresh me origjinë, imzot Massafra tashmë është zyrtarisht edhe shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe deri disa javë më parë, ka qenë President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Imzot Massafra ka festuar 75- vjetorin e lindjes ku ne Katedralen e Shkodrës u mbajt një koncert nga ” Nova Chamber Orchestra”.

Imzot Angelo Massafra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.