Në një mesazh në nisje të vitit të ri shkollor, Imzot Angelo Massafra kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë që fëmijët të fokusohen te libri dhe mësimi. Sipas tij vendi rrezikon që të shkojë në analfabetizëm.
Një apel e bëri edhe për prindërit. Edhe në qarkun e Shkodrës ka një ulje të numrit të nxënësve në klasë të parë, 712 më pak se viti i kaluar. Në shumë shkolla në fshatra ka numër të pakët fëmijësh.
